Jump to content

Commons:Wiki Science Competition 2025 in Albania & Kosovo 2025

From Wikimedia Commons, the free media repository
në Shqipëri dhe Kosovë

Wiki Science Competition është konkurs ndërkombëtar i fotografisë së shkencave, i organizuar nga komuniteti i Wikipedia-s.
Periudha e ngarkimit për konkursin shqiptar:
nga 1 nëntori deri më 15 dhjetor 2025

There are 6 days 14 hours left before before the end of the Wiki Science Competition Albania & Kosovo 2025. (refresh)

 

faqen zyrtare (në anglisht) është e mundur të lexoni informacionet e përgjithshme mbi konkursin, të cilat i gjeni më poshtë edhe në gjuhën shqipe.

Rreth konkursit

[edit]

Wiki Science Competition është një konkurs ndërkombëtar që përfshin fotografi, video ose grafikë të lidhur me fushat shkencore. Ai mbulon disiplina të ndryshme, si vullkanologjia, bioteknologjia, kimia organike, astronomia etj. Pjesëmarrësit mund të jenë kërkues shkencorë, studentë, mësues, teknikë ose njerëz të apasionuar, të cilët duhet t’i publikojnë ngarkimet e tyre me licencë të lirë.

Konkursi u konceptua fillimisht nga Wikimedia Estonia si një konkurs lokal, por në vitin 2015 u shndërrua në një projekt me dimensione europiane i quajtur European Science Photo Competition, me 2200 pjesëmarrës dhe gati 10,000 fotografi të ngarkuara me licencë të lirë.

Në vitin 2025, Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë për herë të parë në Wiki Science Competition (WSC) me një edicion kombëtar.

Shihni historinë e detajuar në faqen zyrtare (në anglisht)

Objektivat

[edit]

Wiki Science Competition synon të arrijë objektiva të rëndësishëm në frymën wiki:

  • Të krijohet material vizual ilustrues për artikujt shkencorë në Wikipedia.
  • Të promovohet dija dhe informacioni i lirë.
  • Të shpërndahet dija e shkencës dhe mësimdhënia.
  • Të konsolidohet besueshmëria te shkenca si burim autoritar i dijes.
  • T’i mundësohet kujtdo qasje në materialin dhe dijen shkencore.

Kategoritë

[edit]

Konkursi zhvillohet në disa kategori:

  • Shkencëtarët
  • Imazhe mikroskopike
  • Jeta e egër dhe natyra
  • Skedarë jofotografikë (multimedialë dhe grafikë)
  • Set imazhesh
  • Hapësira dhe astronomia
  • Kategoria e përgjithshme

Më poshtë gjeni disa shembuj nga edicionet e kaluara nga e gjithë bota.

Shkencëtarët

[edit]

Kjo kategori u dedikohet shkencëtarëve dhe akademikëve në mjedisin e tyre të punës.

Imazhe mikroskopike

[edit]

Imazhet e realizuara me mikroskopë optikë, elektronikë, ose me sondë skanuese hyjnë të gjitha në këtë kategori.

Skedarë jofotografikë

[edit]

Kategori e dedikuar për skedarët audio, video dhe imazhet e gjeneruara nga kompjuteri.

Set imazhesh

[edit]

Kategori e dedikuar për imazhet me lidhje tematike, të cilat mund të shihen si një grup. Një set imazhesh duhet të përbëhet nga deri në 10 imazhe të veçanta. Titujt e imazheve duhet të jenë të ngjashëm (p.sh., "Emri 1.jpg", "Emri 2.jpg", etj.).

Jeta e egër dhe natyra

[edit]

Kjo kategori u dedikohet organizmave që rriten ose jetojnë të lirë në një zonë. Edhe makrofotografia hyn në këtë kategori.

Hapësira dhe astronomia

[edit]

Kjo kategori përfshin të gjitha imazhet që lidhen me astronominë, nga fotot e yjeve dhe galaktikave deri te pajisjet e përdorura për vëzhgimin e tyre.

Kategoria e përgjithshme

[edit]

Gjithçka që nuk përfshihet në kategoritë e mësipërme hyn këtu, me imazhe që variojnë nga arkeologjia te vullkanologjia, dhe nga mjekësia te historia e shkencës.

Rregullat

[edit]

Më poshtë janë rregullat në mënyrë të përmbledhur:


Kontrolloni kalendarin e konkursit për të parë periudhën e ngarkimit për vendin tuaj. Për Shqipërinë dhe Kosovën, konkursi zhvillohet nga 1 nëntor deri më 15 dhjetor.

Nuk ka kufi për numrin e skedarëve që mund të ngarkohen. Nëse ngarkoni shumë skedarë, vetëm çmimi më i lartë është i vlefshëm. Çmimet e tjera do t'i jepen konkurrentit të radhës me pikët më të larta.

Imazhi duhet të publikohet me një licencë të lirë ose në domen publik. Licencat e pranueshme janë CC-BY-SA 4.0, CC-BY 4.0, CC0 1.0, dhe të ngjashme.


Imazhet duhet të jenë realizuara ose të autorizuara nga personi që i ngarkon duke përdorur një llogari Wikimedia të lidhur me një email. Në rast të disa autorëve, duhet të jepen emrat e të gjithë bashkautorëve.

Imazhi duhet të ketë një përshkrim të mirë shkencor. Kërkohet një përshkrim në anglisht, por përshkrimet në shqip janë gjithashtu të mirëpritura.

Ngarkoni me rezolucionin më të lartë të mundshëm. Madhësia e imazhit duhet të jetë të paktën 2 megapiksel, përveç rasteve kur teknologjia nuk e lejon. Imazhi nuk duhet të përmbajë filigrana, logo, ose tekste të shtuara.

Shihni rregulloren e plotë në faqen zyrtare (në anglisht).

Si të merrni pjesë

[edit]

Faqja do të jetë aktive për ngarkimin e imazheve nga ora 00:00 (CET) e 1 nëntorit 2025 deri në orën 23:59 (CET) të 15 dhjetorit 2025.

Për të marrë pjesë, duhet të keni një llogari në Wikimedia. Mund të krijoni një llogari duke klikuar më poshtë. Sigurohuni që të shtoni adresën tuaj të emailit në mënyrë që të mund t'ju kontaktojmë në rast se fitoni!

Lidhja për ngarkimin e fotove do të jetë aktive gjatë periudhës së konkursit.

Për ndihmë me ngarkimin e fotografive tuaja, ju lutemi të shikoni videon e mëposhtme:

Vlerësimi

[edit]

Juritë ndërkombëtare

Wiki Science Competition zhvillohet në dy faza: fillimisht mbahen konkurset lokale për çdo vend pjesëmarrës. Më pas, çdo juri lokale ka detyrën të dërgojë te juria ndërkombëtare fotografitë dhe skedarët më të mirë, të cilët do të konkurrojnë në nivel ndërkombëtar.

Çmimet për Kosovë dhe Shqipëri

[edit]
  • Vendi I - 300€
  • Vendi II - 200€
  • Vendi III - 100€

Juria për Kosovë dhe Shqipëri

[edit]

Si vende organizatore të konkurseve, Shqipëria dhe Kosova do të kenë juri të përbashkët.

  • Anëtarët e jurisë do të shpallen në fund të garës.

Fituesit

[edit]

Fituesit dhe finalistët për konkursin e Shqipërisë dhe Kosovës do të shpallen në këtë seksion pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga juria.

  • Lista e fituesve do të publikohet këtu pas përfundimit të konkursit.

Organizimi

[edit]

Edicioni i vitit 2025 i Wiki Science Competition në Shqipëri dhe Kosovë organizohet nga Grupi i Përdoruesve Wikimedians of Albanian Language User Group.

Komunikimi

[edit]

Për informacione, mund të kontaktoni organizatorët në adresën e emailit: info@wikimediashqip.org

Rrjetet sociale

[edit]

Mund të ndiqni lajmet e konkursit lokal dhe ndërkombëtar dhe ta promovoni atë përmes rrjeteve sociale: